Naftëtarët e Ballshit në protestë, kundër vendimit të Ahmetajt

schedule10:26 - 18 Janar, 2018

schedule 10:26 - 18 Janar, 2018

Punonjësit e Uzinës në Ballsh nuk pranojnë të regjistrohen si të papunë ashtu siç ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj deklaroi një ditë më parë. Naftëtarët protestuan përsëri duke krijuar kaos në Fier dhe kërkojnë rihapjen e Uzinës së Ballshit.

Naftëtarët e Ballshit u grumbulluan sërish në protestë para Prefekturës së Fierit dhe kërkojnë rihapjen e Uzinës. Ata kundërshtojnë vendimin e publikuar nga ministri Arben Ahmetaj një ditë më parë për pagesën e papunësisë. Naftëtarët nuk duan t’u drejtohen zyrave të punës për t’u regjistruar si të papunë, Per ta shuma prej “110 mijë lekësh të vjetra në muaj është e ulët”. Protestuesit nuk jane dakord me vendimin e ministrise se Ekonomisë prandaj paralajmërojnë përshkallëzim të protestës.

Rafineria e vetme e përpunimit të naftës në Shqipëri ARMO u mbyll. 1200 punëtorë të uzinës së Fierit dhe Ballshit aktualisht janë të papunë, kurse grupi investitor IRTC Oil është larguar. Të mërkurën në një konferencë për shtyp, ministri i Financave Arben Ahmetaj tha se qeveria ka miratuar një vendim për të përshpejtuar procedurat e dhënies së pagesës së papunësisë për të gjithë naftëtarët. Ahmetaj tha se qeveria është në kërkim dhe pritje të çdo oferte që vjen nga një grup investitor serioz, për ta rivënë në punë rafinerinë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!