Shëndeti i naftëtarëve është rënduar akoma më shumë.
Edhe pse kanë hyrë në ditën e shtatë të grevës, ende nuk ka një komunikim mes naftëtarëve dhe autoriteteve për zgjidhjen e këtij problemi jetik për ta.
Pavarësisht komplikacioneve nga mungesa e ushqimit, grevistët janë të vendosur të vazhdojnë ngujimin, edhe sikur kjo t’u kushtojë jetën Kërkesat janë po ato, pagat e prapambetura dhe kthimin në punë.
Naftëtarët thonë se nuk pranojnë të mashtrohen më nga premtimet e autoriteteve dhe se greva do të vazhdojë në qoftë se nuk marrin atë që u takon. /abcnews.al/