Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Naftëtarët e Ballshit hyjnë “dhunshëm” në rafineri, shoqërohet kreu i sindikatës

schedule11:34 - 26 Gusht, 2020

schedule 11:34 - 26 Gusht, 2020

Naftëtarët janë mbledhur sërish sot përpara portës hyrëse të uzinës.

Protestuesit, të cilët ndodhen para zyrave të rafinerisë së Ballshit të shoqëruar nga forca të shumta të policisë, kërkojnë me ngulm marrjen e 28 rrogave të prapambetura si dhe rifillimin e punës.

Këto rroga nuk janë dhënë nga kompani që e kanë pasur në administrim rafinerinë në vitet e fundit.

Pasi u grumbulluan përpara uzinës në shenjë proteste për mungesën e pagave dhe rifillimin e punës situata mes tyre dhe policisë është tensionuar.

Nga forcat e policisë është shoqëruar kryetari i Sindikatës se Naftëtarëve të Bashkuar, Sokol Dautaj. Pas shoqërimit të Dautajt, naftëtarët shkuan përpara komisariatit të policisë në Ballsh për të kërkuar lirimin e tij.

Ky i fundit ka qëndruar për disa minuta në komisariat dhe më pas ka shkuar pranë uzinës ku ndodhen protestuesit.

Më tej mësohet se ai ka telefonuar me një punonjës të administratës dhe i ka vënë ultimatum: Ose sillni pagat ose nuk lëvizim që këtu!

Pasi kompania nuk është përgjigjur, ata kanë hyrë me forcë në ambientet e uzinës, ku vijojnë të ndodhen. Gjatë këtyre ditëve ka pasur takime për të gjetur një rrugëzgjidhje por akoma asgjë nuk është bërë asgjë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!