Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nafta shtrenjton prodhimet bujqësore/ Fermerët: Kemi vështirësi, janë rritur kostot

schedule13:18 - 27 Mars, 2026

schedule 13:18 - 27 Mars, 2026

Rritja e vazhdueshme e çmimit të naftës po jep efektet e saj zinxhir në sektorin e bujqësisë, duke rënduar kostot e prodhimit për fermerët në qarkun e Lezhës. Në prag të sezonit të mbjelljeve pranverore, shumë prej tyre po përballen me vështirësi serioze për të përballuar shpenzimet bazë, që nga punimi i tokës e deri te sigurimi i inputeve bujqësore.

Në këtë realitet të ri ekonomik, shtrenjtimi i karburantit ka ndikuar drejtpërdrejt në çdo hallkë të procesit bujqësor. Nga lëvrimi i tokës, transporti, deri te ujitja dhe mekanizimi, çdo ndërhyrje tashmë kushton më shumë.

Fermerët paralajmërojnë se kjo situatë do të reflektohet drejtpërdrejt edhe te konsumatori, pasi rritja e kostove pritet të sjellë rritje të çmimeve të produkteve bujqësore në treg.



Përballë kësaj krize, shumë fermerë në Lezhë shprehen se janë të detyruar të marrin masa drastike, duke reduktuar sipërfaqet e mbjella.

Sipas tyre, vazhdimi i punës me këto kosto të larta nuk është më ekonomikisht i leverdishëm, ndërsa kërkojnë ndërhyrje dhe mbështetje konkrete nga institucionet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!