Nafta 258 lekë/litri, gazetarët pyesin Ahmetajn me çfarë shkoi sot në punë, si përgjigjet ministri

schedule10:10 - 9 Qershor, 2022

schedule 10:10 - 9 Qershor, 2022

Në konferencën e ministrave, pas mbledhjes së qeverisë, zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj u pyet ndër të tjera nga gazetarët edhe për situatën e krijuar në vend nga çmimet e papërballueshme të karburantëve.

Ndërsa një qytetar e blen sot naftën me 258 lekë për litër, një nga gazetaret e pyeti Ahmetajn nëse ai vetë kishte ardhur sot në punë në këmbë për të kursyer.

Ahmetaj theksoi se çmimet janë rritur si pasojë e krizës energjitike ndërsa solli në vëmendje se pavarësisht situatës, Shqipëria e ka inflacionin 6.2 për qind, që sipas tij është më e ulët se çdo vend i rajonit.

“Qeveria ka menduar përpara disa muajsh për ato paketa që sot janë publike dhe në funksion. Shqipëria e ka inflacionin 6.2 për qind, më pak se rajoni kjo ka të bëjë me paketat e subvencionomit të energjisë…Shikoni statistikën e inflacionit në rajon, asnjë vend nuk na afrohet.  Është një krizë globale, e ka gjenezën në agresionin rus…” /abcnews.al/