“Na u çanë muret”, banorët në  Devoll të tronditur nga tërmeti: U trembëm, mora fëmijët në krah

schedule15:58 - 10 Janar, 2022

schedule 15:58 - 10 Janar, 2022

Lëkundjet e tërmetit me epiqendër në Follorinë të Greqisë, janë ndjerë më së shumti në zonën e Devollit.

“Ja si është shkëputur nga qemeri i dritares ka e të çara muri”.

Veç tronditjes që pësuan banorët e fshatit Vranisht tregojnë se muret e shtëpive kanë pësuar plasaritje.

“Çuni….u trembëm mora fëmijët në krah dhe dola jashtë. U dëmtuan më shumë shtëpi se ishte dëmtuar dhe tërmetet e mëparshme”.

“Na u çanë muret ra suvaja”.

Nga vlerësimet paraprake në terren të grupit të emergjencave veç dy banesave në fshatin Vranisht janë dëmtuar dhe 6 të tjera. 2 prej të cilave në Bilisht, 2 në fshatin Mençurisht dhe 2 në Shuec.

Kreu i Bashkisë Devoll Eduard Duro thekson se deri më tani ku ka shtëpi të shembura.

“S’kemi dëme të shkallës së rëndë”.

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 5.6 e shkallës rihter në epiqendër u ndje thuajse në të gjitha qytet e vendit tonë.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!