‘Na thanë do ju kap depresioni’. Ç’ndodhi me çiftin viral që u arratis drejt Amerikës?

schedule18:41 - 23 Dhjetor, 2021

schedule 18:41 - 23 Dhjetor, 2021

Olsi dhe Ariola Beci, çifti më karizmatik i televizioneve shqiptare, prej më tepër se një vit janë shpërngulur përtej oqeanit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke jetuar ‘ëndrrën amerikanë’. Ndonëse përshtypja është krijuar se një jetë në SHBA është e vështirë dhe tejet e lodhshme, fotografi i njohur dhe specialistja e marketingut shprehën totalisht të kundërtën në një intervistë me Ermal Peçin për ‘Abc e Pasdites’.

“Kur kemi ardhur në fillim na e bën tragjike situatën, do vuani, do kaloni në depresion. Amerika ëhtë shumë e madhe, varet nga profesioni dhe njohjet që ke. Nëse ke ambicie dhe plane, gjen njerëzit e duhur dhe nuk është e vështirë për t’i realizuar ëndrrat.” – duke lënë të nënkuptuar se mbijetesa varet nga profesion por edhe zona ku jeton.

Për Olsin i cili është konsideruar ndër fotografët më të mirë shqiptar, jeta në Manhattan është perfekte pasi aty zhvillohet më tepër arti dhe jeta sociale është e vrullshme.

“Të mbijetosh nuk është fjala e duhur.Jam super e dashuruar me Shqipërinë dhe them kur kam ardhur unë në Amerikë nuk ka ngelur njeri. E them ndonjëherë me shaka se më mungon ashensori që nuk punon, apo ajo komshia poshtë pallatit që bleja qumështin dhe vezët..”- shtoi Ariola.

Për më tepër ju ftojmë të ndiqni bisedën e këndshme në YouTube, Abc News Albania./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!