Turizmi patriotik po ndihmon këtë sektor t’i kthehet gradualisht niveleve të para krizës së Covid 19.
604 mijë të huaj sipas Institutit të Statistikave vizituan Shqipërinë në qershor. Më shumë se gjysma e tyre kanë ardhur nga Kosova.
Thuajse 120 mijë persona më shumë se në 2019. Pas turistëve nga Kosova Instituti i Statistikave rendit ato nga Maqedonia e Veriut të cilat ruajnë thuajse të njëjtat nivele si para krizës.
Të huajt që vizituan Shqipërinë këtë qershor krahasuar me atë të një viti më parë ishin 3.4 herë më shumë, por në raport me 2019, 4% më pak.
Ndërsa në gjashtë muajt e parë të vitit ato kaluan 1 milion e 600 mijë duke pësuar një rritje me 2.2 herë krahasuar me të njëjtën periudhë të 2020-ës.
Rritja më e ndjeshme sipas INSTAT regjistrohet tek polakët me 13.8 herë ndërsa zbritja më e fortë tek grekët me 69.9% në raport me vitin e shkuar. / Abcnews.al


