“Na shkatërruat martesën”, nuset në Romë protestojnë kundër masave anti-Covid

schedule15:37 - 7 Korrik, 2020

schedule 15:37 - 7 Korrik, 2020

Një grup vajzash të veshura si nuse protestuan në Romë të martën kundër masave  ndaj koronavirusit që ndalojnë ceremonitë fetare si dhe  dasmat e mëdha, shkruan Cnn.

Ngjarja, e organizuar nga një shoqatë italiane e dasmave, u quajt “parakalim i beqareve ose i të pamartuarve”.

Rreth 15 vajza mbanin pankarta me mesazhe të ndryshme dhe  kanë pozuar para vendeve të famshme të Romës, si Fontana di Trevi. Ato u fotografuan gjithashtu jashtë Parlamentit Italian, bashkë me të cilët u bashkuan edhe anëtarët e industrisë së dasmave të goditura më shumë nga koronavirusi.

 

Protestuesja Francesca Del Vechio, nga Napoli, tha për  CNN se ajo ishte duke menduar të “martohej në shtator, por për shkak të kufizimeve të qeverisë iu desh të shtyjë datën për të paktën një vit”.

Ajo tha se ndryshimi i datës nuk ishte problemi, por ajo do të dëshironte që të martohej vitin e ardhshëm “pa kufizime”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!