“Na rropën”, Basha: Rama premtoi shëndetësinë falas, shqiptarët paguajnë më shtrenjtë në rajon

schedule12:11 - 18 Janar, 2021

schedule 12:11 - 18 Janar, 2021

Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar një premtim të kreut të qeverisë Edi Rama për shëndetësinë falas duke e ballafaquar me dëshmitë e qytetarëve që kanë paguar shumë para për të marrë një shërbim shëndetësor. “Na rropën”, shprehet një prej tyre.

Basha thotë se Rama gënjeu pasi sot shëndetësia është në kolaps dhe shqiptarët paguajnë sot më shtrenjtë se çdokush në rajon.

“Premtoi shëndetësi falas për të gjithë por gënjeu. Shëndetësia është në kolaps dhe shqiptarët paguajnë më shtrenjtë se çdokush në rajon! Rama është dështim. Ai duhet të largohet” shkruan Basha./mv.abcnews.al