“Na pret një ndeshje e vështirë në Shqipëri”, Silhavy tregon “dhëmbët”: Vijmë për të fituar

schedule12:56 - 3 Tetor, 2023

schedule 12:56 - 3 Tetor, 2023

Këtë të martë, tekniku i Kombëtares çeke, Jaroslav Silhavy publikoi listën e zgjedhur em lojtarët e grumbulluar, në kuadër të sfidave të tetorit, ndaj Shqipërisë dhe Ishujve Faroe, të vlefshme për fazën kualifikuese të Kampionatit evropian të futbollit, Euro 2024.

Në konferencën për shtyp, përgjatë së cilës prezantoi dhe listën e të përzgjedhurve, tekniku Silhavy foli dhe për sfidën e vështirë, që e pret më 12 tetor, në mitikun e Tiranës, “Air Albania”, për të cilën tha se do të jetë shumë më e vështirë se ajo e Pragës.

“Besojmë se mund t’ia dalim. Është mirë që të gjithë lojtarët janë në formë. Nuk dua të bëj ndryshime menjëherë në çdo takim. Ne e dimë se çfarë na pret atje. Kemi disa informacione nga polakët që humbën 0-2. E pamë ambientin, shqiptarët kanë shumë temperament. Shkojmë atje për fitore.

Ndeshja në Shqipëri ndoshta do të jetë shumë më e vështirë se ajo në shtëpi. E kemi bërë të vështirë, por besoj se mund t’ia arrijmë qëllimit kur bëhet fjalë për të luajtur për gjithçka”,- u shpreh “numri 1” i pankinës së çekëve. /i.m /abcnews.al