“Na futën në dhe të gjallë”, rrëfimi prekës i banorit të unazës së re

schedule09:29 - 15 Nëntor, 2019

schedule 09:29 - 15 Nëntor, 2019

Ka vazhduar  edhe sot aksioni i IKMT-së te zona e Astirit në kryeqytet për shembjen banesave që preken nga projekti i unazës së re.

Në një lidhje të drejpërdrejtë gazetari i ABC News Andi Qosja deklaroi se sot janë shembur 3 banesa që ishin projektuar për t’u prishur, ndërsa mëngjesi i gjeti banorët  në “shtetrrethim”, pasi u bllokuan të dyja anët e rrugës nga forca të shumta policie.

Ilir Katerja, një nga banorët që preken nga shembja e ndërtesave deklaroi për ABC News se njoftimin e ka marrë në orën 6 të mëngjesit, kur policia rrethoi zonën.

“Njoftimin e kam marrë rreth orës 6 që ka rrethuar policia vendin, sot punë nuk ka të paguash qira e të gjitha . Ajo banesa e verdhë është e legalizuar ka dy ditë që thonë boshatise, aty po mbledhin plaçka në rrënoja që mund të kenë besim se nuk janë prishur. Kanë qenë 5 familje në qiell të hapur mbi 20 persona një grua me lot në sy nuk tregonte dot”.

Por i pyetur sesi do të vijojë protesta ai shprehet se duhet gjetur një mënyrë ndryshe e të protestuarit.

“Si të jetë mendimi që të bëjmë një protestë më ndryshe, jo si ajo që kemi bërë. Të kishim dhënë duartrokitje se gjoja sikur na mbrojnë na futën në dhe të gjallë, na morën jetën.

Akoma nuk është dhënë një projekt se çfarë kap e çfarë jo, ka dy ditë që ka thënë boshatis plaçkat”. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!