“Na është propozuar që shtëpinë ta bëjmë muze”, gruaja e Feim Ibrahimit: E kam të vështirë të ndahem me veprën e tij

schedule13:05 - 12 Dhjetor, 2023

schedule 13:05 - 12 Dhjetor, 2023

Bashkëshortja e Feim Ibrahimit, Vera Ibrahimi ka deklaruar në emisionin “Pas Mesnate” se i kanë ofruar që shtëpia e tyre të bëhet muze, por ajo nuk pranuar, pasi e ka shumë të vështirë të ndahet nga vepra e tij.

Ajo e konsideroi të rrallë, faktin që në njëjtin shkallë pallati kanë jetuar tre figura të njohura si Ismail Kadare, Dritëro Agolli dhe Feim Ibrahimi, pasi në asnjë vend të botës nuk ndodh kjo.

“E vërteta është që mua më kanë folur për ta bërë shtëpinë muze, që kur u bë shtëpia e Ismail Kadares. Sepse është gjë e bukur që brenda një shkalle të jene tre muze, e rrallë. Unë nuk besoj që në asnjë vend të botës, që brenda një shkalle të një pallati të ketë tre personalitete që të kenë jetuar dhe të bëhet muze. Është një gjë e bukur, por të bësh muze një shtëpi shkrimtari është shumë më e lehtë se një shtëpi kompozitori për ne që jemi familjarë. Sepse duhet të lëmë shumë objekte brenda, nga piano. Edhe unë e kam përjetuar pianon që në ditën që ka ardhur. Duhet lënë pianoja, partiturat dhe origjinalet. Kam shumë dhimbje për t’ia dorëzuar dikujt për muze. Nuk e kemi vendosur”, u shpreh Vera./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!