“Na është dashur 10 vite përpjekje për të ardhur këtu”, Abdixhiku: Nuk ka sovranitet pa aleatë, do ta ndalojmë me çdo kusht Kurtin

schedule11:55 - 2 Qershor, 2023

schedule 11:55 - 2 Qershor, 2023

Parlamenti i Kosovës është duke mbajtur një seancë të jashtëzakonshme në lidhje me situatën e tensionuar në veri, prej një jave  tanimë.

Në fjalën e tij kreu i Lëvizjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është shprehur se edhe pse Kurti i njeh kriminalët në veri, nuk i arreston.

Abdixhiku tha se për të fituar lirinë e madhe është dashur shumë përpjekje, sakrifica dhe komunikim me dialog.

Ai ka shtuar se nuk da lejojnë që kjo situatë të vazhdojë duke e ndalur me çdo kusht pa marrë parasysh fatin politik të LDK-së.

Pjesë nga fjala e Lumir Abdixhikut:

Këtë të premte bëhet një javë nga sulmi i bandave në veri, që kryeministri i njeh, por janë ende në veri të lirë, kundrejt institucioneve të Kosovës. Kryetarëve të njohur brenda dhe ndërkombëtarisht.

Sulmi ndaj policisë, gazetarëve dhe më pas ndaj ushtarëve të KFOR, nga njerëz që Kurti i lë të lirë.

Një javë më pas, anët e shpërfaqura kanë ndryshuar. Kosova ende vazhdon të sulmohet, ndërsa Kosova për fat të keq me aleatët ndërkombëtar, duke përfunduar me sanksionet të papara më parë.

Këto reagime kundër Kosovës, për një kauzë të drejt, janë vetëm pasojë e lëvizjeve të gabuara të kryeministrit Kurti.

Në këtë përballje mes Kosovës dhe botën demokratike, përballja jonë me bandat dhe Serbinë mbetet në vend të dytë.

Pa aleatët, vendi ynë nuk ka gjasë të mbajë sovranitetin. Në rrugën pa sovranitet dhe pa aleatë po na çon Kurti.

Sot dua t’i flas njerëzve racional, atyre që janë shumicë, sepse për shkatërrimin e aleancave historike, ky vend nuk ka votuar asnjëherë.

LDK nuk ka marrë pjesë në këto zgjedhje se nuk ndjen se përfaqëson qytetarë kosovarë të etnisë serbe atje, siç nuk bëjmë edhe në jug të Kosovës. Ne kemi mbështetur garën e dy partive atje.

Kjo e drejtë e jona për sovranitet pa mbështetjen ndërkombëtare, mbetet vetëm një ndjenjë e parealizuar.

Na është dashur 10 vite përpjekje, për të siguruar lirinë e nevojshme dhe bota perëndimore të shohë të drejtën tonë, po ashtu edhe bashkëpunim i mirë me aleatët.

Kësaj politike nuk i thojnë nënshtrim, i thonë mençuri dhe patriotizëm. Sot kjo e drejtë pa perëndimin nuk ka gjasë të ekzisto, prandaj kryeministri tërhiqet.

Nuk do të ketë lavdi në këtë rrugëtim të zgjedhur, por do të ketë vetëm dëme të parikuperueshme për të gjithë ne.

Ne jemi të vendosur që këtë rrëshqitje të qeverisë së Kosovës, ta ndalojmë me çdo kusht. Në këtë aspekt fati jonë politik nuk ka aspak rëndësi.

Kosova ka nevojë të ketë të ardhmen e vet, nuk mund të lejmë që lëvizjet aventuriste të Kurtit të kthehen në pasoja për ne.r.t/abcnews.al