Futën 80 mijë litra naftë kontrabandë në Durrës, burg për kapitenin dhe mekanikun e peshkarexhës

schedule12:28 - 6 Gusht, 2022

schedule 12:28 - 6 Gusht, 2022

Gjykatat e Durrësit ka vendosur arrest me burg për kapitenin dhe mekanikun e peshkarexhës, të cilët kanë futur që prej 23 korrikut në mënyrë ilegale 80 mijë litra naftë në Durrës.

Të arrestuarit, Flamur Alia dhe Nuri Xheka, kanë dalë para gjykatës dhe janë njohur me masën e sigurisë “arrest me burg”.

Në dëshminë e tij, kapiteni Flamur Aliu ka sqaruar se nafta nuk është blerë me qëllim kontrabandën, por sepse rezervat e anijes kishin përfunduar dhe u duhej për t’u kthyer në Shqipëri. Ai ka shtuar se gjithë jetën ka punuar me ndershmëri dhe nuk e ka shkelur ligjin.

Kapiteni Flamur Aliu dhe mekaniku Nuri Xheka u arrestuan dy ditë më parë, 4 gusht.

Kapiteni dhe mekaniku kishin ankoruar peshakrexhën pa njoftuar në ish-kantierin detar në Portin e Durrësit.

Peshkarexha u fut në det për të marrë një sasi prej 80 mijë litra naftë kontrabandë, ndërkohë që ishte i fikur dhe GSP-i.

Ndërkohë mbetet në kërkim administratori i peshkarexhës, Alban Malindi.

Kush është Alban Malindi

Alban Malindi është vëllai i Gentian Malindit, i shpallur në kërkim për trafik kokaine që në vitin 2019.

Më 28 shtator 2019 një  operacion ndërkombëtar droge, i zhvilluar mes autoriteteve shqiptare dhe policisë greke nën bashkëpunimin e DEA-s amerikane, çoi në sekuestrimin e 137 kg kokainë. Lënda narkotike me origjine nga Ekuadori u prit në Portin e Durrësit nga tre persona, prej të cilëve 2 u vunë në pranga dhe një tjetër u shpall në kërkim.

 

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!