Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari ka pritur ditën e sotme në një takim ambasadoren e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, ai shkruan: “Shkodra, me elementët e saj përbërës, besimin, qytetarinë, diversitetin fetar e kulturor, trashëgiminë e vlerave, personalitetet emblematike, datat e shënuara dhe shpirtin e harmonisë, përtej tekave provinciale, ishte pjesë e rëndësishme e bashkëbisedimit tonë”.
Gjithashtu ai shton se takimi ishte në kufijtë e të bardhës, në të cilin u ndanë mendime rreth besimit, vlerave, shenjtërisë së jetës…
Statusi:
Ditën e sotme, prita në një takim kortezie, ambasadoren e ShBA në vendin tonë, znj. Yuri Kim, me të cilën ndamë mendime rreth besimit, dijes, urtisë e historisë, kulturës e trashëgimisë, vlerave të lirisë së besimit, shenjtërisë së jetës dhe respektimit të drejtave legjitime të tjetrit, kushdo qoftë ai!
Shkodra, me elementët e saj përbërës, besimin, qytetarinë, diversitetin fetar e kulturor, trashëgiminë e vlerave, personalitetet emblematike, datat e shënuara dhe shpirtin e harmonisë, përtej tekave provinciale, ishte pjesë e rëndësishme e bashkëbisedimit tonë.
U takuam dhe u ndamë në kufijtë e të bardhës, mesazheve të paqes e domosdoshmërisë së ruajtjes me dinjitet e krenari të besimit e fesë, urava që lidhin njerëzit e pjekur e vullnetmirë, dhe përkushtimit në rrugën e shërimit të lëngatave të mëdha që kanë pezmatuar shoqëritë e sotme njerëzore, atë shqiptare në veçanti!
/abcnews.al/