Muzikë pas orës 20.00, gjobiten 19 subjekte gjatë fundjavës

schedule15:33 - 27 Korrik, 2020

schedule 15:33 - 27 Korrik, 2020

Në vijim të kontrolleve për respektimin e protokolleve të sigurisë për parandalimin e përhapjes së Covid-19 janë gjobitur në të gjithë vendin 19 subjekte.

Këto biznese njoftohet të jenë gjobitur me nga 1 milion lekë pasi kanë ushtruar aktivitet të shoqëruar me muzikë apo që nuk respektonin protokollet e sigurisë.

Gjatë fundjavës janë ndëshkuar me nga 1 milion lekë, 11 administratorë lokalesh që janë konstatuar duke ushtruar aktivitet me muzikë pas orës 20.00 apo nuk kanë respektuar protokollet e sigurisë, konkretisht:

7 lokale në Tiranë,  4 në Durrës, 4 në Lezhë, 3 në Vlorë dhe 1 në Korçë.

Njoftimi:

Policia e Shtetit

Kontrolle të shtuara në të gjithë vendin, për respektimin e protokolleve të sigurisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Policia e Shtetit ka gjobitur me nga 1 milion lekë, 19 subjekte që ushtronin aktivitet të shoqëruar me muzikë apo që nuk respektonin protokollet e sigurisë.

Strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, krahas kryerjes së detyrave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet intensive për zbatimin e masave, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme në subjekte të ndryshme, në zbatim të Akteve Normative, gjatë fundjavës janë ndëshkuar me nga 1 milion lekë, 11 administratorë lokalesh që janë konstatuar duke ushtruar aktivitet me muzikë pas orës 20.00 apo nuk kanë respektuar protokollet e sigurisë, konkretisht:

7 lokale në Tiranë,  4 në Durrës, 4 në Lezhë, 3 në Vlorë dhe 1 në Korçë.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet,  të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!