Muzikë, alkool dhe linja seksi, rinia shqiptare “harron” pandeminë dhe shfrenohet në Jug (VIDEO)

schedule11:45 - 7 Korrik, 2020

schedule 11:45 - 7 Korrik, 2020

Vera ka nisur fuqishëm për rininë shqiptare në Jug të Shqipërisë.

Duket se karantina e vendosur nga pandemia Covid-19 nuk ka ndikuar tek energjitë e të rinjve.

Ata janë rikthyer më në formë se kurrë me muzikë, pije dhe festë deri në orët e para të mëngjesit.

Ka qenë moderatori i ‘Edicionit Veror’ Eni Shehu, që ka sjellë pamjet nga “Folie Marine” në Jal duke intervistuar edhe disa djem e vajza buzëdetit.

“Na kishte marrë shumë malli. Gjithë karantinën kemi prit. Plani për verën, do të jemi çdo të shtunë me muzikën elektronike, kemi Banin i cili është iniciatori që para 2 vjetësh, ishte koncepti i tij. Nis nga ora katër pasdite e deri në sunset. Kur t’ju dojë zemra”, u shprehën disa nga të rinjtë.

Ndëkohë përveç ekspozimit të formave seksi apo argëtimit me alkool, pandemia nuk ka penguar as jetën e natës, ku shfrenimi ka qenë i tepërt në ritmet e larta të muzikës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!