Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Muzika në zi, ndërron jetë këngëtari i njohur shqiptar

schedule10:06 - 6 Shkurt, 2021

schedule 10:06 - 6 Shkurt, 2021

Një ngjarje e trishtë vjen për muzikën shqiptare. Këngëtari i njohur, Rifat Kida ka ndërruar jetë në moshën 51-vjeçare.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur motra e tij, Resmije Kida Lumani, përmes një postimi në Facebook.

“Miqt e mi sot nga sëmundja e pashërueshme ndrroi jetë vllai im Rifat Kida. Varrimi do të bëhet në vendlindje në fshatin Cërmjan të Dushkajës – Gjakovë”, ka shkruar Lumani.

Resmije e Rifat Kida ishin anëtarë të shoqërisë më të njohur që mbante emrin “Jahë Salihu Nivokaz”, prej nga ishin edhe këngëtarët, të cilët u bënë të famshëm me zërin e tyre të veçantë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!