Muzika klasike shuan kufijtë e Ballkanit Perëndimor me projektin “Synergy”

schedule20:35 - 29 Mars, 2022

schedule 20:35 - 29 Mars, 2022

Tirana është stacioni tretë i takimit të drejtuesve të festivale më të rëndësishme te Ballkanit Perëndimor për muzikën klasike. Qëllimi kryesor i projekti “Synergy” mbështetur nga programi “Creative Europe” është zgjerimi I audiencave dhe mbështetja e kompozitorëve të rinj.

Organizatori i Vox Baroque Jusuf Beshiri thotë se për 9 vite ky festival ka promovuar trashëgimin kulturore dhe instrumentat antikë. Mandic, përfaqësuese e festivalit të Ditëve të Muzikës së Malit të Zi, KotorArt thotë se  bashkëpunimi me gjuhen e muzikës është mjaft domethënës.

“Synergy Project” bashkon vendet e rajonit me gjuhën e muzikës. Nga këtu janë përzgjedhur 12 kompozitorë të rinj të cilët do realizojnë rezidenca artistike ku do të krijojnë muzikë frymëzuar nga veçantitë lokale të vendit.

Nga ana tjetër një formë tjetër e rëndësishme është promovimi i muzikantëve të rinj në skena të ndryshme te rajonit dhe tashmë me një kontekst evropian.

Gjatë tre viteve, projekti do të bashkojë 12 kompozitorë, mbi 50 muzikantë dhe menaxherë të rinj në kulturë, 6 seminare për profesionistë të kulturës, 12 rezidenca për kompozitorë ku do të krijohen 12 vepra të reja, të frymëzuara nga trashëgimia kulturore e rajonit dhe vetë Evropës.

Si finale e madhe e projektit, një turne festivali është planifikuar për të paraqitur kompozitorët, kompozime të reja dhe muzikantët e rinj gjatë festivaleve verore në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Synergy Project bashkon vendet e rajonit me gjuhen e muzikës. Nga këtu janë përzgjedhur 12 kompozitor të rinj  të cilët do realizojnë rezidenca artistike ku do të krijojnë muzikë frymëzuar nga veçantitë lokale të vendit.

Nga ana tjetër një forme tjeter e rendesishme eshte promovimi i muzikanteve te rinj ne skena te ndryshme te rajonit dhe tashmë me një kontekst europian. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!