“Muzika erdhi tek unë 66 vite më parë”, rrëfehet Aleksandër Peçi: Nga bërthama e kajsisë e bëra si bilbil

schedule10:05 - 30 Prill, 2024

schedule 10:05 - 30 Prill, 2024

Kompozitori i njohur dhe “Artisti i Merituar”, Aleksandër Peçi ka bërë një rrëfim të rrallë për jetën dhe karrierën e tij.

I ftuar në “Pas Mesnate”, ai ka treguar se Përmeti është vendlindja e tij kompozicionale. Peçi është kthyer pas në kohë dhe rrëfeu se muzika erdhi te ai 66 vite më parë, kur ishte fëmijë nga bërthama e kajsisë, të cilën e bëri si bilbil.

“Muzika është jeta për mua. Kabaizmi është një sistem i ri i cili pas viteve 90, është bërë më racional, më emocional, më shkencor dhe ka nisur fillimisht në atë periudhë të qendrimit tim në Përmet dhe jo pa qëllim e konsideroi Përmetin si vendlindjen time si kompozitor. Unë jam nga Kolonja në fakt, kam shkruar mjaft gjëra dhe për Kolonjën, ndër të cilat Sonatën Nr. 26, të cilën e quaj Sonatën e vendlindjes dhe pastaj kam shkuar te Gjeneral Gramafoni me ato kabatë e famshme.

Muzika erdhi te unë 66 vjet më përpara, kur unë kam qene jo më shumë se 6 vjeç. Sot fëmijët luajnë me kompjuter etj dhe magjia drejt tingullit më shtynte që mbasi të hanim kajsinë, farat e kajsisë t’i grryenim në një tullë dhe ta fshihnim nëpër mbathjet e bardha dhe bëheshin mbathjet komplet të kuqe dhe t’ia hiqnim komplet bukën e asaj me një shtizë dhe të dëgjonim tingullin dhe bëhej si bilbil. Kështu ka qenë kontakti i parë me tingullin”, u shpreh kompozitori./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!