Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Muzika ballkanike “pushton” rrugën muzeale të Gjuhadolit, në Shkodër

schedule17:18 - 12 Shtator, 2020

schedule 17:18 - 12 Shtator, 2020

Ritmet e muzikës Ballkanike, pushtuan rrugën muzeale të Gjuhadolit, në Shkodër.

Koncerti “Muzika mbi të gjithë kufijtë”, nën drejtimin e  maestro Lorenc Rodovanit , mblodhi artistë të rinj nga Shkodra dhe nga Kosova.

Artistë të cilët performuan për rreth një orë e 30 minuta këngët dhe vallet shqiptare, bullgare, rumune, rome, serbe dhe maqedonase.

Një përzgjedhje e muzikës më të bukur ballkanike, e këngëve që identifikojnë etnosin e rajonit në të cilin jetojmë…

“Është një ndjesi tjetër, pas gjithë kësaj kohe që nuk na është lejuar të këndojmë”, u shpreh këngëtarja Jozefina Simoni.

Ndërkohë instrumentisti Gent Hoxha tha: “Në Shqipëri këto instrumente ndoshta nuk kanë hapësirë, por  përdoren. Përdoren në zonën e veriut, ndërsa në të gjithë Kosovën, përdoren instrumentet popullore folklorike”.

Për professor Lorenc Radovanin ky grup të rinjsh, tregoi se ekziston mundësia që të ketë një rigjallërim të orkestrave të ndryshme.

Ndërsa sa i përket koncertit ai shprehet se ka qenë një punë që i ka dhënë mjaft kënaqësi, pasi sipas tij duke njohur fillimisht artin tënd, njeh edhe më mirë muzikën e fqinjëve dhe të rajonit në përgjithësi.

“Muzika mbi të gjithë kufijtë tregime të reja për një Ballkan melodioz” mbështetet nga Fondi Kulturor Zviceran për Shqipërinë, ndërsa u organizua nga CODE partners dhe Qendra Rinore Arka.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!