Muzeu i Pavarësisë në Vlorë, vizitorët më kureshtarë shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë

schedule21:27 - 29 Gusht, 2022

schedule 21:27 - 29 Gusht, 2022

Nga Elton Nikaj

Muzeu i Pavarësisë në Vlorë është nga më të vizituarit gjatë sezonit veror. Dhjetra turistë kryesisht nga shqiptarë të ardhur nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut në orët e mbrëmjes vizitojnë këtë muze.

“Jam nga Kosova është super, është hera e parë që e vizitoj më pëlqen. S’më ka interesuar asgjë tjetër veç muzeut”.

Por ka dhe pushues të cilëve ju ka lënë shumë mbresa dhe e kanë vizituar më shumë se njëherë.

“Kam qenë njëherë kur isha 8 vjeç, tani erdha prapë nga Gostivari i Maqedonisë.”

“Nga Shkupi, do ta vizitoj kam ardhur dhe më përpara. Është shumë i rëndësishëm për ne.”

Muzeu i ka bërë përshtypje dhe kësaj vajze nga Singapori e cila viziton për herë të parë Shqipërinë.

“Është mrekullueshëm, është hera e parë që jam këtu dhe kam dëgjuar nga miqtë e mijë shqiptarë për këtë muze. Më pëlqen.”

Drejtori i muzeut të pavarësisë, Istref Dobi thotë se më shumë kuriozitet për të parë të dokumentuar historinë kanë shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë së veriut. Më shumë përshtypje ju bën zyra e Ismali Qemalit.

Përgjatë muajit gusht Muzeu I Pavarësisë është vizituar nga rreth 60-70 persona në ditë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!