Muzeu britanik kërkon të punësojë një ekspert të shpjegojë objektet nga koncertet e Taylor Swift

schedule19:19 - 23 Shkurt, 2024

schedule 19:19 - 23 Shkurt, 2024

Muzeu V&A i Britanisë po kërkon një fanse të përkushtuar të këngëtares së famshme Taylor Swift për të mësuar më shumë rreth kulturës së saj muzikore dhe shpërndarë me vizitorët.

Muzeu i Londrës tha këtë të premte se dëshiron të kontaktojë ‘Swifties’, përpara turneut evropian të artistes, pasi dëshiron të fitojë “vetëdije mbi kulturën dhe zanatin rreth mbishkrimeve të improvizuara të Taylor, byzylykët e miqësisë dhe kujtimet Swift“.

Fansat e këngëtares 34-vjeçare janë mësuar të shkëmbejnë “rrathë miqësie” kur takohen në koncertet e saj.

Muzeu gjithashtu ka pozicione konsulenti për adhuruesit e ‘emoji-ve’ dhe artikujve të tillë si këpucët Crocs, dhe ofrohen kontrata me kohë të pjesshme ose zero. Në fund të fundit, tashmë ka të bëjë me fanatikë të LEGO dhe Pokemon.

Si pjesë e punës së tyre, kandidatët e përzgjedhur do të takohen me ekipin e kuratorëve të muzeut për të ndarë njohuritë e tyre./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!