Në Ditën Ndërkombëtare te Muzeve, muzetë në të gjithë Shqipërinë do të qëndrojnë hapur deri në mesnatë. Hyrja për vizitorët vendas dhe të huaj është pa bileta. Vizitorët e pyetur nga ABC News shumë prej tyre nuk ishin në dijeni, për funksionimin pa bileta, por thjesht kishin shfrytëzuar fundjavën për të shijuar një ditë ndryshe duke vizituar Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë. Synimi i kësaj dite ishte rritja dhe ndërgjegjësimin publik mbi rolin e muzeve në zhvillimin kulturore të shoqërisë. Edhe Ministria e Kulturës së Shqipërisë ketë ditë e ka mbajtur në moton “Muzetë si qendra kulturore: e ardhmja e traditës”.
Muzeu Historik Kombëtar i cili ka hapur dyert 39 vite më parë, e ku nuk ka pësuar shumë ndryshime që prej asaj kohe mbetet ndër më të preferuarit në kryeqytet nga turistët vendas dhe të huaj edhe pse ky muze ka nevojë për rikonceptim në tërësinë e tij.
Vizitorët nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë dhe turistë kanë përzgjedhur këtë fundjavë për të parë nga afër 7 pavijonet e tij. Kjo ishte dita e cila ishte hyrja falas për të gjithë, një surprizë e bukur për vizitorët, por shumë prej tyre nuk e dinin këtë fakt.
Shumë prej vizitoreve kanë preferenca për periudha të caktuara dhe artefakte të prezantuar në stendat prej qelqi.
Disa janë familjarë të cilët shfrytëzojnë ditën e pushimit që të njohin fëmijët me periudha të caktuara të historisë shqiptare përmes vizitës në muze.
Krahas Muzeut Historik Kombëtar i cili në bazë të statistikave rezulton ndër më i vizituari në vend me mbi 18 mijë vizitorë për vitin që lamë pas edhe Muzeu Kombëtar Shtëpia me Gjethe do të qëndroj i hapur deri në 1 pas mesnate për të gjithë vizitorët dhe hyrja do të jetë pa bileta.
LEONTINA NIKA
GAZETARE ABC NEWS