Në kuadër të sezonit turistik, Ministria e Kulturës zgjat oraret e vizitave në muze dhe parqe arkeologjike. Gjithashtu monumentet e kulturës do të jenë të hapura nga e hëna në të diel.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka urdhëruar të gjitha institucionet e trashëgimisë kulturore, në varësi të marrin të gjitha masat për të pritur fluksin e vizitorëve. Një ndër to është edhe ajo e ndërrimit të orareve 9.00 me 19.00 prej datës 1 Maj deri më 15 Tetor.
Oraret e vizitave në muzetë kombëtarë historik dhe atë Muzeun Kombëtar të Gjetheve do të jenë nga ora 9 mëngjesit deri ne 7 pasdite . Galeria Kombëtare e Arteve do të qëndroj e hapur nga ora 10 deri në 18.00
Orari zgjatet edhe për në parqet arkeologjike, kalatë dhe monumentet e kulturës neper rrethe nga ora 9 deri ne 18.00 përveç Parkut Arkeologjik të Butrintit, i cili do të qëndroj i hapur deri në orën 19.00.
Gjithashtu nuk do të ketë ditë pushimi për punonjësit. Në mbështetje të nenit 102, pika 4 e Kushtetutës, të Ligjit të gjitha institucionet janë urdhëruar të publikojnë në faqet e tyre ueb dhe rrjetet sociale, oraret, çmimet e biletave dhe kalendarin e aktiviteteve.
LEONTINA NIKA
GAZETARE E ABC NEWS