Mutacioni i ri i COVID, themeluesi i BioNTech: Nuk ka gjasa të ketë pasoja të rënda te të vaksinuarit

schedule18:30 - 30 Nëntor, 2021

schedule 18:30 - 30 Nëntor, 2021

Themeluesi i BioNTech, Ugur Sahin ka folur në lidhje me efektin e variantit të ri të COVID, Omicron. Ai thotë se ky variant mund të shtojë rastet e reja me COVID, por të vaksinuarit sipas tij do të jenë të mbrojtur.

“Varianti i ri mund të shkaktojë më shumë raste të reja me COVID por të vaksinuarit kanë më shumë gjasa të jenë të mbrojtur nga format e rënda të sëmundjes”, u shpreh ai.

Vlerësimet e kreut të BioNTech e cila bashkë me Pfizer krijuan vaksinën anti-COVID, iu shtuan vlerësimeve të bëra nga prodhuesit e vaksinave në lidhje me efektivitetin e tyre ndaj variantit të ri të COVID.

Tani shkencëtarët janë në pritje të të dhënave nga kërkimet shkencore në javët në vijim të cilat do të gjykojnë efektivitetin e vaksinës dhe do të japin të dhëna në lidhje me mutacionin e ri. /Abcnews.al