Eksperti i Shëndetit Publik në Universitetin e Harvardit, Gani Abazi në një lidhje me Skype në “Abc-ja e mëngjesit” u shpreh se mutacionet mund ta nxjerrin jashtë loje vaksinën kundër virusit. Sipas tij, vaksinimi sa më i shpejtë i popullsisë në të gjithë globin do të mundësojë vënien nën kontroll të virusit. Në këtë mënyrë do të ndalohet multiplikimi i tij dhe paraqitja e mutacioneve të mundshme, të cilat janë tërësisht natyrale në evolucionin e virusit.
“Deri më tani janë identifikuar tre viariante, mirëpo mendoj se kjo mund të ndodhë përsëri nëse nuk vihet në kontroll pandemia. Nëse virusi vazhdon të multiplikohet, mund të kemi mutacione që mund të paraqiten në të ardhmen. Deri më tani mutacionet e paraqitura janë të prekshëm nga vaksinat mirëpo nëse virusi nuk bie në kontroll mund të ndodhë paraqitja e një varianti që është i rezistueshëm ndaj vaksinave. Deri tani nuk ka ndodhur por teoritikisht është e mundur.“, u shpreh mjeku.
A ka gjasa që mutacioni të infektojë personat e vaksinuar? Deri më tani nuk janë vërejtur një gjë e tillë por teorikisht është e mundur që struktura gjenetike e virusit të ndryshojë gjatë shumëzimit të tij, aq shumë sa virusi e ndryshon strukturën molekulare dhe antitupat e krijuar nga vaksinat mund të mos krijojnë mbrojtje.”, u shpreh Abazi.
Kur mund t’i kthehemi normalitetit? “Shpresoj që nga fundi i verës një pjesë më e madhe e popullisë mund të vaksinohet dhe atëherë dalë nga dalë do të kemi rikthim në aktivitetet normale.“, shtoi më tej ai. /abcnews.al