Mutacionet e Covid-19, kompanitë nisin të prodhojnë vaksinat universale të gjeneratës së dytë

schedule20:23 - 17 Shkurt, 2021

schedule 20:23 - 17 Shkurt, 2021

Shkencëtarët dhe kompanitë farmaceutike e kanë zhvendosur fokusin tashme tek prodhimi i menjëhershëm i gjeneratës së dytë të vaksinave kundër COVID-19 , të ashtuquajturat vaksina universale. Kjo është një përpjekje për t’u prerë hovin mutacioneve të reja të koronavirusit, të cilat mesa duket favorizojnë transmetimin më të lartë si dhe forma të rënda të sëmundjes.

Vaksinat e para që u prodhuan, që kanë filluar të administrohen në të gjithë botën, janë dizajnuar duke marrë parasysh versionin e parë të Covid-19, por se cili është impakti i tyre tek mutacionet e Britanisë së Madhe dhe Afrikës së Jugut, për këtë nuk ka ende të dhëna të sakta, shkruan abcnews.al

Megjithëse vaksinat e zhvilluara me teknologjinë e m-ARN, siç janë ato të Moderna dhe Pfizer /BioNTech , aktualisht duket se i mbulojnë mutacione të reja, vaksinat e AstraZeneca / Universiteti Oxford janë më pak efektive ndaj mutacionit të Afrikës së Jugut.

Kjo ngre pyetjen nëse vaksinat e tjera, nga ato që pritet të aprovohen përfundimisht, do të na mbrojnë plotësisht nga llojet mutante të koronavirusit. Lufta për të krijuar një gjeneratë të re të vaksinave që do të ofrojë mbrojtje universale tashmë ka filluar në të gjithë botën . Por, pse ndryshon koronavirusi?

Kur SARS-CoV-2 riprodhohet në qelizat njerëzore, gabimet në procesin e përhapjes së tij ndodhin më shpesh. Shumë gabime të tilla nuk kanë rezultate të dukshme, por të tjerët mund të çojnë në ndryshime në strukturën e tij dhe të ndikojnë në mënyrën se si virusi infekton njerëzit.

Sipas Thomas Reidmacher, themeluesit të kompanisë britanike të vaksinave Emergex Vaccines , “sa më shumë njerëz të infektohen me virusin, aq më shpesh ndodhin mutacione. “Disa nga këto mutacione janë të dobishme për riprodhimin e virusit në mënyrë që të mund të përjetësohet”.

Shumica e vaksinave për COVID-19, aktualisht në dispozicion ose në teste klinike, e trajnojnë sistemin imunitar që të zbulojë antigjenet në sipërfaqen e SARS-CoV-2. Antigjeni më i përdorur zakonisht është proteina S, e cila konsiderohet të jetë objektivi më efektiv për vaksinën. Sidoqoftë, mutacionet në proteinën S (e cila ka ndodhur në rastin e mutacioneve Britanike, Afrikës së Jugut dhe Brazilit) janë arsye kryesore për shqetësim.

Vaksina universale

Nën peshën e të gjithave sa u thanë më lart, kompanitë farmaceutike dhe komuniteti shkencor tashmë janë duke gjetur mënyra për t’i bërë vaksinat efektive kundër shtameve mutante të COVID-19.

Moderna zhvillon një “përforcues” për të adresuar më mirë versionet e e reja të SARS-cov-2. AstraZeneca kohët e fundit tha se ajo do të marrë gjashtë deri në nëntë muaj për të prodhuar një vaksinë të re që është efektive kundër shtameve të reja. Ndërsa CureVac në bashkëpunim me GlaxoSmithKline është duke zhvilluar një vaksinë të gjeneratës së re mARN, që do të funksionojë kundër një game të gjerë variantesh të koronavirusit.

Qëllimi i këtyre përpjekjeve të reja është krijimi i të ashtuquajturës vaksinë “universale” , e cila do të jetë efektive kundër koronavirusit që ndryshon vazhdimisht. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!