Sipas të dhënave nga një ekip kërkimor i Laboratorit nanoteknologjik të Universitetit Aristotel në Selaniku, variantet e reja të koronavirusit kanë rritur shqetësimin në Greqi.
“Variantet e reja po përhapen me shpejtësi të madhe dhe numri i rasteve është rritur në qendra urbane të tilla si Athina, Selaniku dhe Patras si dhe në të gjithë vendin, dhe pritet që numri i rasteve me variantet e reja të koronavirusit të rritet edhe më shumë në ditët në vijim, sipas Stergios Logothetidis, drejtor i Laboratorit të Nanoteknologjisë.
Sipas Logothetidis, këto raste mund të zvogëlohen vetëm me një bllokim total ose nëse secili prej qytetareve merr masa më të ashpra se vetë shteti. Për më tepër, kërkohet vigjilencë dhe një përgjigje më e shpejtë nga populli dhe qeveria.
“Duhet të theksohet fakti që derisa të vazhdojë vaksinimi dhe të mos zhvillohet imuniteti i tufës, gjë që nuk pritet të ndodhë para verës, ne duhet të mbajmë maska mbrojtëse, të tilla si maskat kirurgjikale dhe të shmangim maskat prej rrobe.
Së fundmi, duhet të shmangen të gjitha udhëtimet e panevojshme dhe qëndrimin në ambientet e mbyllura, ka përfunduar Stergios Logothetidis./abcnews.al