Mustafa: Nëse nuk arrihet marrëveshja, Kurti duhet të gjejë zgjidhje tjetër për formimin e qeverisë

schedule16:14 - 19 Janar, 2020

schedule 16:14 - 19 Janar, 2020

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka deklaruar për mediat në Kosovë se nuk do të ketë takime të tjera me Albin Kurtin nëse nuk ka dakordësi për arritjen e një marrëveshjeje.

Mustafa theksoi se LDK ka pasur opsion marrëveshjen me “Vetëvendosjen” dhe nëse kjo nuk arrihet, atëherë Kurti duhet te gjejë një zgjidhje tjetër për formimin e qeverisë.

Kreu i LDK-së thotë se koalicioni mund të arrihet me vullnetin e “Vetëvendosjes”,  e cila sipas tij duhet ta vlerësojë mirë ofertën e fundit.

Mustafa tha gjithashtu se faktorët ndërkombëtarë janë të interesuar që qeveria në Kosovë të krijohet sa më shpejt./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!