Mustafa mohon se ka lëkundje në koalicion, duhet bashkëpunim për dialogun me Serbinë

schedule21:00 - 12 Gusht, 2020

schedule 21:00 - 12 Gusht, 2020

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e ka cilësiar provokim patrullimin e ushtrisë serbe në territorin e Kosovës.

Në një intervistë për mediat, Muastafa ka deklaruar se Serbia provokoi në Karaçevë. Mustafa ka folur për mospajtimet brenda koalicionit qeverisës, dhe për procesin e dialogut.

Lëkundje nuk ka, por është e domosdoshme që të ulemi të bisedojmë për këto çështje. Pas shërimit të kryeministrit Avdullah Hoti, do të takohemi me partnerët e koalicionit për të biseduar për të gjitha çështjet”, është shprehur ai.

Mustafa ka kërkuar nga Partia Demokratike e Kosovës bashkëpunim në dialogun me Serbinë.

Kreu i LDK-së po ashtu ka thënë se e konsideron të nevojshëm që ligji për kategoritë e luftës të tërhiqet nga Kuvendi për rishqyrtim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!