Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka deklaruar në Kosova dhe Serbia po dialogojnë në Bruksel për njohje reciproke bazuar në platformën e qeverisë Hoti. Mustafa thotë se Serbia po provokon marrëveshjen e arritur në Uashington mes dy vendeve.
“Në Bruksel po dialogohet për njohje reciproke bazuar në Platformën e Qeverisë, të cilën e ndjek Kryeministri Hoti. Kjo është qasja e Kosovës. Por po duket se kjo nuk është qasja e Serbisë.
Qeveria e Serbisë u betua gjatë zgjedhjes së saj se do ta ruajë “Kosovën dhe Metohinë”. Nuk ka pasur reagime të BE’së për këtë veprim që është edhe provokim për dialogun.
Është provokim edhe për Marrëveshjen e Uashingtonit. Është një eskalim i ri i Serbisë, i cili vë në pikëpyetje konstruktivitetin e tyre në procesin e dialogut”, tha Mustafa./mv.abcnews.al

