Kreu i LDK-së, Isa Mustafa këtë të premte ka zhvilluar një bisedë telefonike me ka zhvilluar të dërguarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. Në këtë bisedë duket se tema kryesore ka qenë vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi.
Lajçak përmes një postimi në Twitter shkruan se kjo ishte një bisedë konstruktive në lidhje me situatën politike, koronavirusin dhe pritjet për Kosovën.
Një marrëveshje e arritur mes Kosovës e Serbisë, sipas Lajçak do të përshejtonte rrugën evropiane të këtyre dy vendeve.
Thanks @IsaMustafaKS for a constructive talk on the current political situation, #COVID19 response, and future expectations for Kosovo. Agreed on priority of resuming Dialogue. Should lead to normalization of relations with Serbia and accelerated progress on their European path.
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) May 15, 2020
“Faleminderit Isa Mustafa për një bisedë konstruktive për situatën aktuale politike, koronavirusin dhe pritjet për të ardhmen. U pajtuam për prioritetin që ka vazhdimi i dialogut. I njëjti duhet të çojë drejt një normalizimi të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë që do të përshpejtonte rrugën e tyre evropiane”, shkruan Lajçak./abcnews.al