Musk për paqen në Gaza, presidenti izraelit: Të riaktivizojë bisedimet mes Tel Aviv dhe Hamas

schedule16:23 - 6 Dhjetor, 2024

schedule 16:23 - 6 Dhjetor, 2024

Media Amerikane CNN raportoi këtë të premte se Presidenti Izraelit Isac Herzog i ka kërkuar ndihmë njeriut më të pasur të botës Elon Musk për të riaktivizuar bisedimet e paqes mes Tel Avivit dhe grupit militant palestinez Hamas me synimin kryesor lirimin e pengjeve të rrëmbyera më 7 tetor.

Burime të afërta pranë Presidentit Izraelit rrëfyen për CNN se Herzog kishte marrë këtë vendim pas kërkesave që u bënë nga anëtarët e familjeve të pengjeve, të cilët shpresojnë se Elon Musk do të jetë në gjendje të ushtrojë presion ndaj palëve për të arritur një marrëveshje.

Bisedat telefonik mes Presidentit Izraeli dhe Elon Musk që do të jetë pjesë e qeverisë amerikane si bashkëdrejtues i Departamentin për Eficence të qeverisë vijnë pasi Donald Trum paralajmëroi Hamas qe te liroje te gjitha pengjet përpara 20 janarit, date kur ai do të marrë detyrën ose në të kundërt do të përballen me ferrin.

Aktualisht janë rreth 100 pengje që po mbahen nga Hamas në rripin e Gazës ku sipas inteligjencës Izraelite rreth 50% e tyre besohet se kanë ndërruar jetë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kane qene mbështetësi më I madh ushtarak dhe diplomatik I luftës Izraelite kundër Hamas në 14 muaj të një beteje Intensive që ka lënë të vrarë mbi 44 mijë persona në rripin e Gazës.

Lufta në Lindjen e Mesme nisi pas sulmit terrorit të Hamas ndaj Izraelit më 7 tetor të vitit të shkuar ku u vranë mbi 1200 persona dhe u morën peng nga grupi militant 251 persona të tjerë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!