Deputeti Myslim Murrizi ka replikuar në Kuvend me kryeministrin Edi Rama lidhur me nismën e ndërmarrë nga ky i fundit, “anti-KÇK”.
Sipas Murrizit, KÇK i ka rrënjët në Kuvend dhe se lufta kundër krimit të organizuar nuk bëhet me fushatë.
“A ke këllqe ta miratojmë sëbashku atë ligj. Boll më 30 vjet që fshiheni pas qimes. E di që bashkinë e Durrësit që prej viti 2000 e drejton partia jote.
Po këta të fortët me kollare të bardhë që kenë sallë? Po për këta vepron kjo OFL jote? Shqiptarë kanë dy vjet rresht që i kanë dëgjuar cunat problematikë, i kanë dëgjuar me zë e figurë. E dinë mirë se me kë janë lidhur këta dum dumat apo rrumat. Nëse mendon se e ke seriozisht luftën kudër krimit nuk bëhet me fushatë.
Nëse e ke seriozisht të ka thënë Bundestagu që këta kollarexhinjtë duhet t’i cosh në prokurori. Zoti kryeministër e vërteta është që KCK e kane folenë këtu, shokët e ngushtë këtu, rrënjët këtu. Misioni i policisë është që ti luftojë sa herë të ngrejë kokën. Duhet luftuar realisht korrupsioni që del nga kjo sallë. Unë e vlerësoj të paktën nga fjala seriozitetin që e paske për ti shpallur luftën kundër krimit, por qëndroji këttre që thua dhe na siguro që nuk je edhe ti pjesë e kësaj”, tha Murrizi./abcnews.al

