Deputeti Myslim Murrizi, në seancën e sotme plenare u shpreh kritik gjatë fjalës së tij në lidhje me vakancat për Gjykatën Kushtetuese.
Murrizi theksoi se shqiptarët nuk presin këtë drejtësi, apo këtë Gjykata Kushtetuese, ndërsa shtoi se ai vetë nuk e miratonte.
“Ambasadorët ndoshta janë të painformuar ose janë delir. KED i Ardian Dvoranit që është bërë si monument kulture detyron Kuvendin ose votoni një prokuror të Vlorës ose rashë dhe vdiqa. Për çfarë e keni bërë këtë GJK , për të marrë bashkëshortet e këtyre sa andej e këndej”, tha Murrizi.
/abcnews.al/