Murrizi: Ditën që do bëhet ndryshimi i sistemit unë do iki nga Kuvendi, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme

schedule18:20 - 25 Tetor, 2019

schedule 18:20 - 25 Tetor, 2019

“Ditën që do bëhet ndryshimi i sistemit unë do iki nga Kuvendi që të shkojë vendi në zgjedhje të parakohshme”. Është kjo e deklarata e deputetit Myslim Murrizi në studion e ABC News gjatë bisedës për reformën zgjedhore. Sipas Murrizit sistemi zgjedhor duhet të ndryshohet, pasi sjell minidikatorë.

“Ky sistem ua fsheh të zgjedhurit zgjedhësit, ngre në piedestal kultin individit dhe sjell minidikatorë”.

“Ndryshimi im me këta që nuk guxojnë të artikulojnë që të prishin këtë sistem. Më është dhënë mundësia që të prish këtë sistem të pistë. Nuk them që do iki, ditën që kam prish sistemin kam arrit 99 % të asaj që kam aspiruar. Se këta nuk i kam vënë plaku im në listë. Të gjithë ata që flasin në emër të popullit janë hipokritë. Ku është populli?”.

Për Murrizin e vetmja marionetë që ka rama është Luzim Basha, me të cilin sipas tij u mbyll në motel në 17 maj, ndërsda zanafilla e krizës theksonm e ai është prilli i 2008.

“Unë e kam kërkuar në 2008, kur kam thënë se ky është sistem që sjell diktatorë, dhe 18 muaj deputet, një marionetë ka rama që u kyç në motel me Bashën më 17 maj. Një marionetë ka Rama ai është Lul Basha që i ka ardh goja si memeci kur tha dje që duam sistem mazhoritar. Kush fiton nga vota e qyytetarëve unë di i kërkoj falje të kali i Skënderbeut.

Këta që rrinë në oborrin tij e dinë Shqipërinë nga Rogneri te 15 katëshi dhe nga aty te selitë e partive.

Unë jam pishtar i demokracisë, këta që drejtojnë sot PD, gjysma kanë qenë te PPSH, të tjerët te Shkolla e bashkuar, unë e kam krijuar një parti, nuk e kam dnërmend të krijoj parti. Të gjithë ata që flasin në emër të popullit janë hipokritë. Ku është populli?”.

Murrizi thekson se zgjidhja për dekriminalizmin është ashpërsimi i kodit zgjedhor

“Ka 12 vjet që tallen me shqiptarët, që nuk i pyesin dhe i përçmojnë në mënyrën më të pistë se nuk ua kanë nevojën, nuk i hapin telefonin një qytetari. Kanë zgjedh mënyrën më të kollajtë që t’i lëpihen një votuesi.

Deri në 2005 deputetë te votuesit ishin shndërruar në agjensi funerale.

U mashtrua në mënyrë të turpshme në 2008, kodi zgjedhor u ndryshua për 12 minuta në Kuvend dhe thanë që do sjellin intelektualë, nga këta të NASA-s dhe çfarë prunë hajdutë batanijesh, tutorë, trafikantë femrash, kontigjentë të akuzuar për vrasje dhe për herë të parë lindi një ligj që të bëhet dekriminalzimi i sallës, bandat përcaktonin se kush do të ishte kandidat. Ashpërsimi i kodit zgjedhor e zgjidh dekriminalizimin

I ftoj të gjithë eunukët, minjtë, servilët dhe të vijnë e ta fusin emrin te kjo listë dhe të votojnë. Kush votohet nga qytetarët.

Nuk kanë hall dhe rrugë tjetër pa prish këtë neokomunizëm, tani kemi Enver Ramën dhe Enver Bashën dhe Nexhmije Kryemadhin”.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!