Murrizi-Ahmetaj: Ky Komision njëlloj si gjyqi i Kadri Hazbiut, zgjidhni kreun e KLSH

schedule11:49 - 16 Dhjetor, 2019

schedule 11:49 - 16 Dhjetor, 2019

Në Komisionin e Ekonomisë ka marrë fjalën edhe nënkryetari i Kuvendit Myslym Murrizi i cili theksoi se komisioni i Ekonomisë i mbledhur për shkarkimin e Malajt është dyfytyrësi pasi vendi nuk ka ende Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit të cilit i ka mbaruar mandati prej 13 muajsh. Sipas Murrizit ka gjëra më të rëndësishme për të nxituar siç është zgjedhja e Kreut të KLSH.

“Jam njohur me raportin si anëtar zëvendësues si këtij komisioni dhe po po më duket sikur është duke u bërë gjyqi i Kadri Hazbiut. Duhet ta dinë të gjithë që koha kur dënoheshin njerëz në sallën e Komitetit Qëndror ka shkuar në P..S…, ka kohë ka tridhjetë vjet gati.

Nuk guxojmë ta hapim televizorin se shohim gjithandej surratin e tij dhe ju s’guxoni të flisni, flisni ore pse nuk flisni, kush ju ka kapur prej fyti?

Ka 13 muaj që ka mbaruar mandati i Kryetari të Kontrollit të lartë të shtetit, ju s’keni akoma Kryetarin e Kontrollit të lartë të Shtetit, ju doni të hiqni Benit mandatin, është qesharake. Pse nuk zëvendësoni Kryetarin e KLSH?? Se nuk bini dakord për atë që do ju ngrohë petullat.

Kështuqë kjo që po bëni është një falsitet, ngutje, nxitim, grykësi për të tulatur çdo njeri që ka mendimin e tij dhe ky është një qëndrim me dy standarde, jeni pa kurajo për të mbajtur qëndrim ndaj atyre që u prishet terezia”, tha Murrizi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!