Muriqi i madh dhe jashtë fushave, ka një mesazh të rëndësishëm për shqiptarët

schedule15:54 - 29 Mars, 2020

schedule 15:54 - 29 Mars, 2020

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, po bënte një tjetër sezon të shkëlqyer në Turqi. Me skuadrën e Fenerbahce, bomberi dardan po shënonte rregullisht dhe ishte me padiskutim një ndër lojtarët më të mirë në kampionatin turk.

Për fatin e tij të keq, sezoni u ndërpre për shkak të Koronavirusit dhe Muriqi, ndodhet tashmë në izolim. Sulmuesi ka pasur një mesazh për të gjithë popullin shqiptar, duke iu kërkuar të respektojnë rregullat dhe këshillat, si dhe të qëndrojnë në shtëpi me të dashurit e tyre.

“E gjithë bota po kalon momente të vështirë. Ju lutem, respektoni rregullat dhe këshillat që na janë dhënë. Qëndroni në shtëpi me të dashurit tuaj”, ishte mesazhi i Muriqit./abcnews.al