Teksa pritet mbërritja e kryeministres së Italisë, në kampin e Portit në Shëngjin, gjithçka duket se është gati, teksa në këtë kamp që do të shërbejë për pritjen e migrantëve, Giorgia Meloni do të kryejë inspektime me homologun shqiptar Edi Rama.
Ky kamp do të jetë kontakti i parë i emigrantëve në tokën shqiptare, ku më pas ata do të dërgohen në kampin e Gjadrit.
Kampi është ndërtua me mure të lartë dhe ka mbikëqyrje të lartë me anë të kamerave.
Dy kryeministrat, Giorgia Meloni dhe Edi Rama, pas inspektimit të kampit, do t’u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve në një konferencë shtypi.
Zbatimi i marrëveshjes për emigrantët pritet të nisë më 15 shtator, ku është parashikuar që 13.5 milion euro të shkojnë vetëm për marrjen me qira të anijes e cila do të shoqërojë 200 emigrantë deri në portin e Shëngjinit./abcnews.al