UEFA është duke zhvilluar një video-konferencë me 55 federatat anëtare. Raportohet se është vendosur shtyrja e tij për në vitin 2021, në verë. Ishte edhe një opsion për në dimër, por do të ndodhë ndryshe.
Kampionati evropian do të nisë më 11 qershor dhe do të vijojë deri më 11 korrik, njofton Federata Norvegjeze e Futbollit. Tanimë mendohet për të mbyllur kampionatet në Europë gjatë kësaj vere, në mënyrë që të shmangen humbjet e mëdha në aspektin financiar nga e drejta e TV, marketingu dhe biletat.
UEFA har bestemt at EM utsettes til 2021. Det skal spilles fra 11. juni til 11. juli neste år. Mer informasjon kommer.
— NorgesFotballforbund (@nff_info) March 17, 2020
UEFA ka vendosur të ndërtojë dy grupe pune, që do punojnë për të vendosur një kalendar të ndeshjeve, pasi në mes janë edhe Champions League dhe Europa League. Gjithashtu një tjetër grup pune do merret me aspektin financiar, që është shumë i rëndësishëm.
Sigurisht do shikohet me kujdes situatën në Europë gjatë kësaj periudhe, pasi Coronavirusi është përhapur në masë. Dëshira dhe objektivi është që brenda verës të mbyllen kampionatet kudo, me verdikte të vendosura nga fusha e blertë. /abcnews.al