“Mungon trofeu i Champions”, Guardiola: Jemi të jashtëzakonshëm, nuk është e lehtë të fitosh Premier League 5 herë në 6 sezone

schedule10:48 - 22 Maj, 2023

schedule 10:48 - 22 Maj, 2023

Pep Guardiola dhe Manchester City i tij festuan pasditen e djeshme për herë të 5-të që nga ardhja e teknikut spanjoll dhe për herë të 9-të në total, titullin e Premier League arritje kjo që vjen për vitin e 3 radhazi në një periudhë kohore ku djemtë e teknikut spanjoll e kanë fituar plot trofeun plot 5 herë në 6 vitet e fundit.

Mirëpo, edhe pse ka arritur të fitojë një numër të madh trofeshë në periudhën 7-vjeçare të qëndrimit të tij në krye të “qyetarëve” sërish, tekniku spanjoll shprehet se ekipi i tij nuk do të vlerësohet asnjëherë sa duhet pa fituar trofeun e Champions League.

“Ndonjëherë është e padrejtë që të duhet të fitosh patjetër Ligën e Kampionëve në mënyrë që të marrësh të gjitha vlerësimet e merituara. Megjithatë, e pranoj, e di se nuk do të jemi të kompletuar pa trofeun e Champions League.

Është mirë kur luan nën presion, për mua është e nevojshme. Ajo që kemi arritur është e jashtëzakonshme dhe këtë e dinë të gjithë kundërshtarët tanë. Ata e dinë se sa të jashtëzakonshëm jemi ne. Nuk e kisha çuar ndërmend që do të fitoja pesë nga gjashtë kampionate, tashmë duket diçka normale, por është diçka e madhe dhe koha do ta tregojë”,- u shpreh në fjalën e tij, tekniku Guardiola.

Ndërkaq kujtjomë se në aventurën e tij 7-vjeçare në krye të “qytetarëve” të Manchester City, Guardiola ka fituar plot 5 herë trofeun e Premier League, 1 herë atë FA Cup, 4 herë atë të EFL Cup, 1 Community Shield, si dhe arriti finalen e madhe të finales së Champions League në vitin 2021. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!