Mungon Dwamena, publikohen formacionet e sfidës Egnatia-Dinamo City

schedule13:36 - 6 Tetor, 2023

schedule 13:36 - 6 Tetor, 2023

ku në orën 14:00, në “Arena Egnatia”, të Rrogozhinës, vendasit e Egnatia do të presin “nëndetësen blu” të Dinamo City, në sfidën hapëse të javës së 8 të Kategorisë Superiore, që pritet të jetë spektakolare.

“Rrogozhinasit” e Edlir Tetovës vijnë pas humbjes “shokuese” ndaj Tetuës së Edi Martinit dhe do të kërkojnë me çdo kushtë 3 pikë, në “shtëpinë” e tyre për të qëndruar në garën e “top 4”, mirëpo mungesa e “bomberit” ganez, Raphael Dwamena pritet të ndikojë jo pak në lojën e Egnatias.

Në krahun tjetër, “nëndetësja blu’ e teknikut, Luigi di Biagio vjen në transfertën rrogozhinase në një formë të mirë, teksa në 2 përballjet e fundit ka arritur të sigurojë 4 pikë, një barazim 1 me 1 ndaj Vllaznisë dhe një fitore 0 me 1 në fushën e Laçit dhe ditën e sotme do të hidhet në fushë me qëllimin vazhdimin e formës së mirë dhe ndaj një ndër pretendentëve kryesorë të këtij viti për titullin kampion.

Formacionet zyrtare:

Egnatia: Sherri, Fangaj, Malota, Xhemajli, Musta, Aleksi, Zejnullai, Fernando, Spahiu, Isgandarli, Paulauskas.

Trajner: Edlir Tetova

Dinamo City: Rexhepi, Marku, Mesa, Behiratsche, Allmuça, P. Bardhi, Krasniqi, Lorran, Prodani, Denison, Kaçorri.

Trajner: Luigi di Biagio /i.m /abcnews.al