Mungoi në seancën për shkarkimin e Metës, Rudina Hajdari poston foto me të shoqin në SHBA

schedule13:17 - 10 Qershor, 2021

schedule 13:17 - 10 Qershor, 2021

Rudina Hajdari ishte në listën e 7 deputetëve që munguan dje në Kuvend në seancën plenare të thirrur për të votuar raportin hetimor dhe shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Prej disa javësh ajo është larguar nga jeta politike në Shqipëri për të udhëtuar bashkë me të bijën drejt SHBA-ve. Atje ajo është vendosur pranë të shoqit ku dhe ka ndarë foto në rrjetet sociale.

Ditën e djeshme Hajdari ka postuar një story në Instagram ku duket e bija bashkë me babanë e saj dhe një tjetër foto ku çifti shfaqet mes disa miqve.

Hajdari kandidoi në zgjedhjet e 25 prillit, në listat e Nismës Thurje, por nuk mundi të sigurojë një mandat deputeti. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!