Mungesë e rëndësishme, Deschamps pa “yllin” e sulmit në miqësoret e marsit

schedule09:56 - 19 Mars, 2024

schedule 09:56 - 19 Mars, 2024

Prej 84 ndeshjesh ishte pjesë e Kombëtares së Francës, mirëpo duket se ky “rekord” do të ndalet këtu, me “fantazistin” e sulmit, Antoine Griezmann ka pësuar një lëndim në kyçin e këmbës e për këtë arsye “ylli” i “Los Colchoneros” së Atletico Madrid, nuk do të jetë nën urdhrat e teknikut, Didier Deschamps, për miqësoret e muajit mars, ndaj Gjermanisë e Kilit.

Megjithatë teknikui i “Gjelave” i ka marrë menjëherë masat, teksa në vend të sulmuesit ka ftuar në Kombëtares, një tjetër “fantazist”, por kësaj radhe të mesfushës, teksa pjesë e grumbullimit të Kombëtares është bërë lojtari i “Shqiponjave” të Lazio, Matteo Guendouzi, me këtë të fundit, që është kthyer në një pikë kyçe në skemat “Bardhekaltër”.

Ndërkaq, kujtojmë se hera e fundit, që Griezmann nuk zbriste në fushë me fanellën e dy herë kampionëve të botës ishte në qershor të vitit 2017, ku asokohe sulmuesi qëndronte në stolin e rezervave. Sa i përket statistikave 32-vjeçari ka zhvilluar në total plot 127 ndeshje për “Gjelat”, teksa ka arritur të shënojë plot 44 gola, si dhe të asistojë 38 herë të tjera. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!