Janë publikuar formacionet titullare të sfidës mes Skënderbeut dhe Kukësit, që do të luhet në orën 18:00 në Korçë. Kjo sfidë, do të zhvillohet pa praninë e tifozëve.
Trajneri i Kukësit, Orges Shehi, rikthehet në Korçë, tashmë si rival. Numri një i verilindorëve ka mungesa të shumta në formacion, me Teqjan dhe Shkurtajn që kanë lënë hapësira.
Lulaj është aktivizuar në qendër të mbrojtjes, ndërsa Abazaj do të bëjë pykën në sulm. Ndërsa Daja, nuk ka pasur shumë probleme në formacion dhe ka një grup të plotë për sfidën ndaj Kukësit./abcnews.al
SUPERIORE, JAVA 26
Stadiumi “Skënderbeu”
SKËNDERBEU: Koliçi, Meksi, Jashanica, Pëllumbi, Imami, Daja, Dita, Elezi, Gripshi, Bregu, Mensah. Trajner: Ilir Daja
KUKËSI: Xhika, Maliki, Lulaj, Obanor, Kotobelli, Limaj, Musolli, Gavazaj, Rroca, Et’hemi, Abazaj. Trajner: Orges Shehi