Pandemia ka krijuar probleme të mëdha në futboll. Pasiguri e madhe, lojtarë të infektuar, ndeshje me dyer të mbyllura dhe shumë humbje ekonomike.
Skuadrat po luajnë “kalçeto” dhe mungesa e tifozëve ka ndikimin e vet në atmosferën e ndeshjeve, por edhe arkat e klubeve.
Dortmund njihet për futbollin e bukur që luan dhe tifozerinë e zjarrtë. Ultrasit e verdhezinjvë janë ndër më spektakolarët në planet.
Kicker raporton se mungesa e tyre në ndeshjet shtëpiake, i ka kushtuar klubit gjerman 26 milion euro humbje në fazën e parë të sezonit.
Një valë tjetër e Covid-19 ka goditur njerëzimin dhe momenti i rikthimit të tifozëve në stadiume është shumë larg. /abcnews.al