Mungesa e ujit të pijshëm, PD: Gabim që ujësjellësi u privatizua nga Bashkia

schedule12:32 - 21 Shtator, 2019

schedule 12:32 - 21 Shtator, 2019

Partia Demokratike akuzon Bashkinë e Tiranës se, shkaku që qytetarët po vuajnë mungesën e ujit të pishmë është privatizimi i Ujësjellësit.  Në një dalje publike për mediat Oriola Pampuri në emër të selisë blu tha se ujë është i ndotur dhe rrezikon shëndetin e qytetarëve.

Tiranë po përballet ditët e fundit me mungesën e vazhdueshme të ujit të pijshëm, dhe sipas ish-deputetes së PD-s Orjola Pampuri kjo gjë ka ndodhur nga koha kur ujësjellësi ka kaluar në pronësi të Bashkisë së kryeqytetit.

“Që kur ujësjellësi kaloi në pronësinë e plotë tëBashksië së Tiranës, kryeqyteti po vuan mungesën e ujit të pijshëm dhe, akoma më keq, uji shkon i ndotur në shumë familje shqiptare. Autobotët dhe bidonat e ujit janë simbolet e një qyteti të qeverisur keq”.

Pampuri theksoi se, qytetarët e Tiranës e paguajnë më shtrenjtë ujin e pijshëm se kushdo tjetër në Shqipëri, por përsëri përballen me mungesën e theksuar të tij.

“Arsyeja pse ne nuk kemi ujë në shtëpi dhe bizneset tona, megjithëse e paguajmë atë më shtrenjtë se kushdo në Shqipëri, është rezultat i drejtpërdrejtë i vjedhjes nga ata që drejtojnë kryeqytetin.

Bashkia e Tiranës është shndërruar në një bunker të madh, ku askush nuk jep asnjë informacion për qytetarët, askush nuk jep llogari, por vetëm i zhvat ata duke rritur taksat, duke rritur çmimin e ujit, duke vendosur gjoba, duke betonizuar çdo hapësirë dhe duke përkeqësuar cilësinë e jetesës në qytet”.

Në fund Ish-deputja Pampuri pohoi se, Bashkia e Tiranës është shndërruar në një bunker të madh, ku askush nuk jep asnjë informacion për qytetarët për mungesën e ujit të pijshëm. /abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!