Joseph Asante dhe Bismark Ngissah janë larguar nga Skënderbeu pa u mbyllur faza e parë e Abissnet Superiore.
“Panorama Sport” shkruan se dy futbollistët e kanë mbyllur me korçarët dhe shkaqet kryesore kanë qenë minutat dhe problemet financiare.
Asante, i cili luan si mbrojtës krahu, nuk mori asnjë minutë në kampionat, kurse Ngissah luajti në të gjitha ndeshjet, por vetëm tre herë e nisi si titullar. / abcnews.al